Një lajm i mirë ka ardhur për vogëlushen Urtina Korenica.
Falë solidaritetit dhe kontributeve të qytetarëve, është arritur pragu i parë i fushatës së nisur për trajtimin e saj, duke u mbledhur shuma prej 30 mijë eurosh në platformën GoFundMe.
Familja e Urtinës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke bërë të ditur se fushata do të vazhdojë me synimin për të arritur shumën totale prej 170 mijë eurosh.
Kjo shumë është e nevojshme për t’i mundësuar Urtinës vazhdimin e trajtimit me terapi të personalizuar jashtë vendit.



