14.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Prill, 2026

Lushtaku: Nuk lejojmë zgjedhjen e një presidenti që merr leje nga Kurti edhe për të hyrë në WC

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në Politiko tha se mbrojtja e Kushtetutës dhe e demokracisë nënkupton respektimin e proceseve institucionale dhe jo imponimin e vullnetit të një subjekti të vetëm politik.

Ai është shprehur kritik ndaj qasjes që, sipas tij, synon të diktojë zgjedhjen e presidentit sipas preferencave të një pale të vetme, duke e konsideruar këtë si të papranueshme në një sistem demokratik.

“Unë besoj se e mbrojmë Kushtetutën dhe e mbrojmë demokracinë, nëse ne nuk lejojmë të zgjidhet presidenti dikush që ai dëshiron, që pyetet edhe kur me hy në WC dhe kur me dal prej saj.”, tha Lushtaku në Politiko.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë ndër subjektet që ka shprehur qëndrime kritike ndaj mënyrës së deritanishme të konsultimeve politike për këtë çështje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT