16.1 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Limaj: Kosova humbi aleatë falë një diplomacie që ka përdorur kjo qeveri e papërgjegjshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se data e caktuar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, është zgjedhje e duhur.

Gjatë një konference për media, Limaj ka potencuar se Qeveria aktuale do të japë “llogari” për katër vjet qeverisje.

“Është një moment i mirë që të mbahen zgjedhjet. Ata që kanë qenë në qeverisje të japin llogari për këto katër vite, të bëhet një rikapitulim i atyre premtimeve me të cilat kanë ardhë në pushtet, të llogaritet e të jipet llogari për punët e aktivitetet për katër vite. Si është përdorur besimi i qytetetarëve që kanë votuar? Ku është sot Kosova pas katër viteve? Pas katër viteve cilët janë treguesit e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit?,” tha Limaj.

Madje sipas tij, në këto katër vite të qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova është përballur me gjëra që s’do të duhej.

Më tej, Limaj ka krituar Qeverinë se përgjatë këtyre viteve, Kosova s’ka marrë asnjë njohje.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, tash e katër vite vendi ynë është ballafaquar me anomali jonormale, tash e 4 vite është qeverisur përmes traumave e polarizimit shoqëror, përmes frikës si shoqëri.” shtoi Limaj.

Njëherit, ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për humbjen e aleatëve, kështu duke e quajtuar “qeveri të papërgjegjshme”.

“Kosova ka humbur terren e aleatë falë një diplomacie që ka përdorur kjo qeverisje e papërgjegjshme, këta kanë qenë të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit”, ka shtuar Limaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT