5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Lajm i mirë: Alvin Berisha është në duar të sigurta

Alvin Berisha është bërë kryetitull prej disa ditësh në mediat shqiptare. Historia e tij i ka prekur të gjithë, transmeton Gazeta Metro.


Prej pak ditësh qarkullon lajmi se kampi i Al Hola ku ndodhej vogëlushi është marrë nën kontroll nga ISIS.

Por siç shkruan edhe gazetari Taulant Kopliku, brenda këtij lajmi të keq është edhe një i mirë, Alvin është marrë nga organizata “Save the Children”.

“Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol. Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e ‘Save The Children’ ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. #AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku”, ka shkruar ai.

Vogëlushi shqiptar kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT