19.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kosova fle në thëngjillin që nuk do të mund ta përdorë

Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërkohë që Kosova burimin kryesor për prodhimin e energjisë elektrike e ka thëngjillin. Në anën tjetër Kosova për t’u përafruar me Bashkimin Evropian është e detyruar që deri në vitin 2030, mbi 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike ta merr nga energjia e ripërtishme, apo efecientë. Njohës të fushës thonë se Kosovë u vonua që t’i arrijë këto objektiva ndërsa flasin për dëmet milionëshe që shkaktojnë gazrat që lirohen nga prodhimi i energjisë me thëngjill.

Me mbi 10 miliardë tonelata thëngjill, Kosova renditet e pesta në botë, sasi kjo që nuk do të duhej të ishte problem për prdhim të energjisë elektrike në vend, por qytetarët asesi të bëhen rehat me rrymë të mjaftueshme dhe me çmimin e saj. Por, prodhimi i rrymës nga thëngjilli bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, i cili po bën përpjekje që Kosova nga viti 2030 të fillojë që prodhojë të paktën 30 përqind të energjisë në mënyra alternative në atë që cilësohet energji e gjelbër.

Në Shalën e Bajgorës, janë turbinat e erës të cilat prodhojnë energjinë e ripërtishme nga era. Energjia e prodhuar këtu shkarkohet në qytetin e Vushtrrisë dhe prodhimi i këtyre turbinave arrinë të furnizojë me energji një hapësirë prej 17 km, kostoja totale e këtij projekti është mbi 150 milionë euro.

Kosova aktualisht ka dy parqe të energjisë me erë, ndërsa mbi 90 përqind e energjisë prodhohet nga thëngjilli dhe mineralet e tjera nëntokësore, ndërkohë që Qeveria për herë të parë ka hapur një ofertë për prodhimin e 100 megavatëve rrymë përmes sistemit solar.

Ndërkohë, ndërmarrësi, Xhevat Muqa, i cili merret me energjinë solare thotë se Kosova është vonuar dhe se nuk do të arrijë t’i plotësoj kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Fatkeqësisht Kosova ka krijuar barriera dhe është vonuar për t’i plotësuar kushtet e BE-së, nuk do të arrijë t’i plotësojë këto kushte ndërsa sa i përket potencialit Kosova ka potencial më të madh se Gjermania, pasi që Gjermania është numër një në botë sa i përket kësaj energjie ndërsa Kosova ka 40% më shumë rrezatim diellor pra ka klimë më të favorshme por ne duhet të punojmë të mos ndalemi”, tha Muqa për RTV21.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku vë në pah pasojat nga përdorimi i thëngjillit dhe mineraleve të tjera nëntoksore për prodhim të energjisë.

“Kosova nuk do të arrijë që t’i plotësojë detyrimet e Bashkimit Evropian, në anën tjetër prodhimi në termocentrealet tona shkakton dëme të pariparueshme si në lumnj, ajër, shëndet dhe se këto dëme vlerësohen të jeni mbi 600 milionë euro në vit vetëm nga prodhimi i kësaj energjie dhe se Kosova ka shumë punë për të bërë”, tha ai.

Sipas studimeve, shtetet skandinave vlerësohet të jenë prodhuesit më të mëdhenj të energjisë së ripërtishme, ndërsa vendi ynë ka një potencial tejet të madh për prodhimin e energjisë së ripërtishme si të erës po ashtu edhe asaj solare./21Media

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT