29.2 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Korenica: Trepça’89 kundërshtar i vështirë, por i besojmë formës sonë

Prishtina e pret Trepçën’89 në kuadër të xhiros së 16’të të IPKO Superligës.

Djelmoshat e Currit do të synojnë fitoren, në mënyrë që të mbesin në hap me Ballkanin, i cili sot mposhti Gjilanin në derbin e javës, shkruan GazetaBlic. Kryeqytetasit shprehen të bindur në fitore, derisa këtë nuk e mohoi as Korenica, që për faqen zyrtare të klubit shtoi faktin se bashkëlojtarët dhe vetë ai, i besojnë formës aktuale që posedojnë si grup.

“Pas pushimit që kishim, besoj jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fort dhe të papërshtatshëm siç është Trepça ’89 e cila din të nxjerr shumë probleme. Megjithatë duke e parë formën tonë të mirë, atmosferën e shkëlqyer në skuadër, por edhe me angazhimin siç e patëm në ndeshje me Llapin, besojmë se do të arrijmë t’i marrim pikët e plota çka do të na ndihmonte shumë në ecurinë pozitive deri në fund të stinorit”, përfundoi Meriton Korenica./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT