30.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Komuna e Vushtrrisë gjobit ujësjellësin

 Inspeksioni i Komunës së Vushtrrisë sot ka ndërmarrë masa ndaj Kompanisë së ujësjellësit duke e gjobitur atë për dëmet e shkaktuara me rastin e punimeve në rrugën “2 Maji” në qytetin e Vushtrrisë.

Në fakt, Kompania e ujësjellësit me rastin e kryerjes së punimeve në këtë rrugë, nuk i është përmbajtur për një kohë të gjatë kontratës për rikthimin në gjendjen e mëparshme të rrugës në fjalë, të cilën e ka dëmtuar vetë.

Drejtoria e Inspektimeve e Komunës së Vushtrrisë, sipas ligjeve në fuqi ka marr masa ndaj kompanisë së ujësjellësit duke i shqiptuar gjobë, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT