16.4 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Katër drejtorë shëndetësorë kanë dhënë dorëheqje nga Spitali i Mitrovicës, SSHKUK-ja jep detaje

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” kanë dhënë dorëheqje të enjten katër punëtorë shëndetësorë.

Lajmin e ka konfirmuar dr.Enver Beqiri, nga Spitali i Mitrovicës.

Ai shkurtimisht tregoi se të katërtit kishin pozita udhëheqëse.

“Drejtori gjeneral ka dhënë dorëheqje dje, ka dhënë drejtori mjekësorë, shefja e administratës, dhe drejtoresha e infermierisë”, ka deklaruar Beqiri për Front Online.

Për këtë, Front Online ka adresuar pyetje edhe te drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Nga SHSKUK thonë që në vend të drejtorit të dorëhequr të spitalit, është emëruar, doktoresha Laura Nushi.

Ndërsa, për pjesën tjetër të dorëhequr, nuk kanë treguar më shumë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ju konfirmon se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit te Mitrovicës, ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK. Ne vend të tij, është caktuar Dr. Laura Nushi! Sa i përket ekipit tjetër, ata nuk i përgjigjen drejtorit të ShSKUK dhe nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por drejtorit të spitalit, të cili i përgjigjen”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së SHSKUK-së./Front Online/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT