Me shujta do të furnizohen punëtorët e Minierës në Stanterg dhe të Flotacionit në Tunelin e Parë. Kjo është bërë e ditur nga ana e prokurimit, për kontratën e finalizuar nga “Trepça”. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 60,000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 67,820,50 euro. Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë vetëm për 2 muaj. Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik NNH “Verona “.