spot_img
spot_img

Kaq para pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Mbrëmjen e sotme, boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet në ring për sfidën më të madhe të karrierës, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xheda të Arabisë Saudite.

Përveç rëndësisë sportive, dueli do t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për këtë përballje vlerësohet në rreth 5 milionë funte. Nga kjo shumë, Anthony Joshua pritet të arkëtojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Kristian Prenga rreth 1 milion funte, megjithëse organizatorët nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto shifra.

Për Prengën, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij. Promotori amerikan Lou DiBella ka bërë të ditur se boksieri shqiptar do të paguhet me një shumë të madhe, duke theksuar se kjo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që ai ka përfituar më parë.

Duhet cekur që të ardhurat e të dy boksierëve do të rriten edhe më shumë nga elemente dytësore, në veçanti nga marketingu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT