Mesfushori kosovar Milot Rashica është vënë në qendër të vëmendjës përsëri te skuadra e tij Werder Bremen.
Klubi gjerman ka postuar në facebook një foto të Rashicës duke shkruar “Class on grass” apo shqip “Klasi në barë”.
Bremen poashtu e ka shoqëruar këtë postim me flamurin e Kosovës.
Rashica sivjet ka luajtur vetëm 4 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 2 gola.
Ai mungoi më tepër se një muaj për shkak të lëndimit.