spot_img
spot_img

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, britanikun Anthony Joshua.

Përballja do të zhvillohet në “Jeddah Superdome” në Arabinë Saudite, ndërsa pritet të jetë një nga duelet më të rëndësishme të boksit gjatë këtij viti.

Programi kryesor i mbrëmjes së boksit nis rreth orës 19:00 sipas kohës sonë, ndërsa dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:30.

Në matjet zyrtare para sfidës, Joshua regjistroi 113.9 kilogramë, ndërsa Prenga rezultoi më i rëndë me 118.6 kilogramë.

Joshua rikthehet në ring pas një periudhe mungese dhe synon ta nisë me fitore një kapitull të ri në karrierën e tij. Britaniku konsiderohet favorit falë përvojës së madhe dhe faktit se ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.

Në anën tjetër, Kristian Prenga do të ketë përballë kundërshtarin më të fortë të karrierës së tij. Një rezultat pozitiv ndaj Joshuas do të përbënte një arritje historike për boksierin shqiptar dhe do ta afronte atë me duele edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Klikoni në linkun e publikuar nga Kosovari, për ta parë meçin e sotëm :

LINKU I NDESHJES

TË FUNDIT

TË FUNDIT