19 C
Mitrovice
E premte, 17 Prill, 2026

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit, rikthehet lëvizja e anijeve tregtare

Irani ka njoftuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, duke i dhënë fund bllokimit të fundit në këtë nyje strategjike detare.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili tha se vendimi është marrë në kuadër të armëpushimit të arritur dhe marrëveshjeve të koordinuara me institucionet detare iraniane.

Sipas autoriteteve iraniane, kalimi për anijet tregtare do të mbetet i hapur gjatë periudhës së armëpushimit, duke rikthyer qarkullimin normal në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT