22.6 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qëndror Grevist bëjnë të ditur se sot ka filluar grevë nga ora 07 00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme.

Përveç  në QKMF-Shtime u informuam nga nënkryetarja e  sindikatës në këtë qendër, Shehrije Morina, se ka ndodhur një incident  ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbaj të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Ata thonë se kërkojnë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT