19.9 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Infermierët ia kërkojnë Kurtit pagën bazë 700 euro

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, tha se kjo kategori e punëtorëve shëndetësorë ka kërkuar që me ligjin e ri paga bazë e tyre të jetë 700 euro.

Havolli tha se me rritjen aktuale të pagave, që pritet të bëhet për këtë kategori, nuk ndalet migrimi i punëtorëve shëndetësorë.

“Realisht, me koeficientin e vjetër e kemi kërkuar që të jetë 3.2, e cila e ka vlerën 249, tani e kemi 129 si vlerë. Por, në takim ne kemi kërkuar që nëse mjekëve specialistë u rriten pagat prej 100 për qind, e jona të rritet 70 për qind. Nëse p.sh. mjekëve specialistë u rritet rroga 1 mijë euro, neve të na bëhet 700 paga bazë”.

“Mund të ketë rritje, por është një rritje, e cila nuk e ndal migrimin. Definitivisht është demotivues dhe fundja është një shpresë e humbur. Sepse më kujtohet që në zgjedhjet e kaluara, duke qenë edhe pjesë e organizimit të sistemit të brendshëm shëndetësor, duke komunikuar përditë me ta, gjithmonë e kam parë si vullnet për ta votuar këtë qeveri nga punëtorët shëndetësorë dhe tani po del që është krejtësisht e kundërta dhe janë tejet të zhgënjyer”, ka deklaruar Havolli në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT