spot_img
spot_img

Kurti: Kemi hapur mbi 85 mijë vende të reja punes gjatë qeverisjes sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit.

Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.

“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë.Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shtylla e parë e progarmit qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe asaj konkurruese.

“Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj nisa e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linnë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurti, ka shtuar se gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme, duke thënë se duan që sa më shumë mallra që blehen nga jashtë të prodhohen në Kosovë.

“Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliarde euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar. Eksportet e shërbimeve gati janë trefishuar ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliardë eurosh. E, ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë. Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të ndihmojnë në arritjen e këtj qëllimi. Ato u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infratsurkturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese. Ndërsa, krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tone”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT