2.9 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Horoskopi ditor, 7 nëntor 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. 

Dashi

Mundohuni që të buzëqeshni dhe të jeni më optimist lidhur me të ardhmen. Tashmë mund të jeni më të qetë, pasi nuk ka arsye për tu acaruar si para disa ditëve. Mundohuni vetëm që të ruani qetësinë dhe të qartësoni idetë. Do të shihni se gjërat nuk janë aspak keq.

Demi

Kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime për të lindurit e kësaj shenje. Më në fund po ndryshoni një pjesë të jetës suaj, duke sjellë rezultate pozitive. Shumë nga zgjedhjet tuaja kanë të bëjnë me shtëpinë.

Binjakët

Keni në plan që të zgjidhni një çështje, por për të ju duhen para, ndoshta mund të jetë një blerje e rëndësishme ose një transaksion. Pritet konkretizim gjatë muajit në vijim, ndaj bëni mirë që të mendoheni para se të investoni nju shumë të majme. Emocione të bukura parashikohen për dashurinë.

Gaforrja

Kjo e enjte do të nisë në një mënyrë mjaft të acaruar por që mund të rezultojë tejet pozitive dhe interesante, nëse arrini që të shmangni polemikat si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Mundohuni që të kuptoni se cilat janë situatat nga të cilat doni të largoheni dhe pse ndiheni në siklet.

Luani

Ju pret një ditë pozitive sa i takon dashurisë, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm pas një krize. Sa i takon punës, me gjasë duhet të bëni disa zgjedhje që kanë të bëjnë me situatën financiare dhe shpenzimet.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë në të cilën do të ndiheni disi të lodhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës në shenjën tuaj. Keni dëshirë që të bëni shumë gjëra, pasi ju pëlqen që të keni kontrollin në gjithçka, por nuk arrini që të gjeni kohën për të pushuar mjaftueshëm. Mundohuni që të mos e shkarkoni gjithë stresin në dashuri.

Peshorja

Dita do të jetë e ndarë në dy pjesë, në fillim do të nisë mirë por më pas do të ketë ndonjë të papritur si dhe diskutime. Mundohuni që të shmangni polemikat dhe gjykimet shumë të ashpra.

Akrepi

E enjtja parashikohet tejet pozitive, por duhet ti shihni gjërat me më shumë optimizëm. Lërini ndjenjat të dalin në pah dhe në këtë periudhë mund të jetoni emocione shumë të bukura.

Shigjetari

Dita do të jetë e ngadaltë dhe nën ritmin e duhur, por mos u shqetësoni pasi bëhet fjalë vetëm për një bllokim të vogël dhe shumë shpejtë situata do të kthehet pozitive. Mundohuni që të jeni të durueshëm dhe të mos i zmadhoni problemet.

Bricjapi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, tensione dhe debate me njerëzit që iu rrethojnë. Dikush do ju nervozojë në mënyrë të veçantë, ndaj mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Bëni mirë që të shmangni sforcimet fizike.

Ujori

Kjo është periudha e duhur për të zbuluar dashurinë dhe emocionet. Kush është në çift do të ketë mundësi të bëjë projekte dhe të zbulojë pasionin dhe entuziazmin, shkruan noa.al. Takimet janë mjaft të favorshme për ata që janë vetëm.

Peshqit

Mundohuni që të përkushtoheni më shumë në dashuri! Nëse keni kaluar një debat, bëni mirë që ta hidhni ju hapin e parë. Sa i takon punës, në fund të muajit yjet do të kthehen në favorin tuaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT