15 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj merr vendim, 28 nëntori pushim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori, Dita e Flamurit, të jetë ditë pushimi në Kosovë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj, Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT