19.2 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si kërcënim për Kosovën armatosjen e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai theksoi se një gjë e tillë kërcënon edhe paqen në rajon dhe perspektivën euro-atlantike.

Haradinaj përmendi pajisjet si pancirë, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët përderisa tha se “Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT