8.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gjiganti i Italisë futet në garë për Vedat Muriqin

Forma e mirë e Vedat Muriqit ka bërë që shumë klube të interesohen për transferimin e tij nga Fenerbahce. Së fundi për sulmuesin kosovar u interesua edhe Interi, pasi që mediat turke raportojnë se Antonio Conte i ka monitoruar paraqitjet e kosovarit.


Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit, po shijon vitet më të mira në karrierë. Pasi shkëlqeu me Rizesporin në ndeshjet e sezonit 2018/19, ai u bë cak i shumë klubeve evropiane dhe përfundoi te Fenerbahçe, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të disa paraqitjeve të mira me klubin, dhe ndeshjeve të mira që po tregon me Kombëtaren e Kosovës, Muriqi po kërkohet sërish nga shumë klube evropiane, ani pse s’ka disa muaj që ka ndërruar skuadër.

Pas interesimit nga Atletico Madridi, Manchester Unitedit, Tottenhami dhe Lazios, mediumi turk Fanatik raporton se tani në garë për transferimin e Vedat Muriqit është edhe gjiganti italian, Interi.

Interi është njëri ndër klubet më të mëdha në futbollit italian dhe këtë sezon konsiderohet kundërshtari më i madh i Juventusit për titullin e Serisë A. Kalimi në këtë klub do të ishte një hap i madh në karrierën e Muriqit.

Me paraqitjet e veta gjatë kohës së fundit, Muriqi ka ndikuar që vlera e tij në Transfermarkt të rritet në tetë milionë euro, vlerë kjo që ishte vetëm 2.5 milionë euro në janar të këtij viti, kur kosovari përfaqësonte Rizesporin.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Superligës turke, Muriqi ka arritur të kontribuojë me katër gola dhe një asist.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT