19.8 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Gërvalla thotë se janë shumë zyrtarë të Policisë së Kosovës të ndaluar në kufirin e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka bërë të ditur se “shumë zyrtarë të Policisë janë ndaluar atje”, përcjell Periskopi.

Gërvalla thotë se të ndaluarit janë pyetur edhe për vitet 99’ta dhe për ushtarët e UÇK-së.

Fjalimi i Donika Gërvallës për të ndaluarit e sotëm në kufirin e Serbisë:

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të Vucicit dhe ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe i partnerëve ndërkombëtarë që vota pro Kosovës do ketë pasoja.
Në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e udhëtarëve atje. Jo vetëm në autobus, por edhe në vetura dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë.
Nga biseda direkte që kemi pasur nga udhëtarët atje, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë.
Shumë prej tyre kur janë intervisutar atje janë detyruara të flitet për ushtarët e UÇK-së, se mos është dikush prej tyre aty.
Sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen kemi takuar ambasadorët e QUINT dhe prfaqësuesin e BE në Kosovë. I kemi informuar me aq sa kemi pasur detaje, dhe kemi kërkuar një reagim të qartë dhe të prerë, por dhe për të demostruar një unitet me faktorit demokatik
Ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilentë. Një pjesë e tyre janë liruar. Nuk mund të japim informacion që janë liruar të gjithë. Por, do ti japim informacionet e saktë kur të i verifikojmë të gjitha.
Thirrje bëj vazhdimisht që të evitohet kalimi nëpër Serbi sepse nuk mund të dijmë se cilat do të jetë veprimet e Vucicit.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT