17.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Gati për me luftu deri në minutën e fundit”

Mërgim Vojvoda ka dhënë një mesazh motivues për bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët e Kosovës një ditë para ndeshjes me Çekinë. Kombëtarja e Kosovës të enjten në Plzen zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj të re, ku me një fitore të mundshme kundër Çekisë, do të kishte gjasa reale për Euro 2020.

Dëshira për fitore te lojtarët duket e madhe, kjo u konfirmua edhe në konferencë për shtyp nga Valon Berisha dhe trajneri Bernard Challandes. Por, një mesazh para kësaj ndeshje vjen edhe nga Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi i djathtë në Instagram ka postuar një fotografi, duke i bashkëngjitur edhe një mesazh. “Gati për me luftu deri në minutën e fundit #krejt bashkë”, ka shkruar Vojvoda.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT