12.8 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

FSK përfundon ushtrimin fushor për qitje me municion real

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu.

“Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës” . thuhet në postimin e plotë të FSK-së.

Tutje, kanë shkruar se në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese, reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.

/Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT