14.5 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Federata çeke me një njoftim interesant para ndeshjes me Kosovën

Kanë mbetur 14 ditë nga ndeshja vendimtare e grupit A në eliminatoret e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Në Plzen, në stadiumin ‘Doosan Arena’, Republika e Çekisë do të jetë nikoqire e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parafundit të këtij cikli eliminator.

Federata e Futbollit të Çekisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ende kanë mbetur bileta në dispocion për t’u shitur.

“14 ditë nga ndeshja deçizive kundër Kosovës për ‘Euro 2020’. Ejani në stadium, kanë mbetur edhe pak bileta për t’u shitur”, thuhet në njoftimin e Federatës çeke në ‘Facebook’.

Ndryshe, ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës zhvillohet më 14 nëntor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT