-1.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicë: Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve

Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka njoftuar bordin rreth organizimit të Panairit të Sportit, i cili do të mbahet nesër me datën 22.10.2019, duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Isa Boletini”, me ç’rast është konfirmuar edhe pjesëmarrja e shumicës së klubet sportive të qytetit të Mitrovicës.

Ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit, Vehbi Ahmeti, lidhur me largimin e tri kioskave të vendosura në afërsi të objektit të komunës, ka theksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, për të gjitha ato kioska të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre pa leje nga organi kompetent.

Po ashtu ai tha se edhe gjatë këtij vikendi inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës.

Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT