Deputetja e PDk’së, Ganimete Musliu është përplasur me sigurimin e Kuvendit sot në holl.
Musliu i ka cilësuar të turpshme sulmet e bëra dje ndaj saj dhe deputetëve të PDK’së, nga ana e sigurimit.
Derisa ka thënë se duhet me ju rrehë tullë, duke ju referuar VV’së që dikur sulmonte policinë.
“Që për do diktator me na sulmu neve marre ju koftë. U dashtë me na tregu urdhërin kush ju ka shti dje në sallë, edhe zgërdhihni na përcjellni nëpër holl të Kuvendit, marre duhet e me ju ardh. Po juve duet me ju rreh si ata me tulla për me na respektu.”, është shprehur Musliu./Periskopi


