Marko Djuric sot vjen në Mitrovicë për një vizitë zyrtare, e cila është aprovuar edhe nga policia, shkruan Gazeta Metro.
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, do të vizitojë sot Mitrovicën Veriore.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Sot Marko Gjuriq vjen në Veri per shkak të një feste. Gjithçka është zyrtare, atij i është aprovuar kërkesa për vizitë në Veri“, tha ai për KALLXO.com.
Mediat serbe po ashtu kanë raportuar për këtë vizitë.Ministria e Punëve të Jashtme deri më tani nuk është përgjigjur lidhur me itinerarin e vizitës së Djuric./gazetametro.net