21.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Çmimet e banesave pritet të rriten sërish, ja sa do të shtrenjtohen

Agjencitë e patundshmërive dhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës nuk pajtohen rreth çmimit për patundshmëri gjatë këtij viti.

Sipas agjencive, çmimi mesatar për një banesë në Prishtinë do të sillet rreth 800 euro.

“Rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka çuar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë-Kosovë. Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha”, tha Dugagjin Avdyli nga agjencia për patundshmëri.

E sipas Shoqatës së Ndërtimtarëve, nuk ka ndonjë indikacion që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve.

“Nuk ka ndonjë indikacion që do të rriten, mirëpo duhet me pa qysh lëvizin kur të fillojë sezoni i ndërtimit mes shkurtit, si do të jenë çmimet e materialeve, kostot e tokave e kështu, varet prej rrethanave”, tha Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës
.
Në anën tjetër, qytetarët vlerësojnë se çmimet për patundshmëri tashmë janë të larta.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, për tremujorin e dytë të vitit 2023 sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind të Investimeve të Huaja Direkte apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023. /atvlive.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT