10.5 C
Mitrovice
E martë, 10 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Challandes parashikon rezultatin e ndeshjes ndaj Çekisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se pret një rezultat pozitiv nga lojtarët e tij në ndeshjen ndaj Çekisë, shkruan Gazeta Metro.  Challendes ka thënë se listën e futbollistëve do ta publikon për dy ndeshjet e ardhshme gjatë ditës së premte. Ai tha se lojtarët e tij e rëndësishme është që të luajnë mirë dhe ndoshta do të mjafton për një fitore.

Nëse e shoh numrin e gazetarëve që kanë ardhur në këtë konferencë e kuptoj se do të kemi ndeshje shumë të rëndësishme. Ndoshta, shumë njerëz mendojnë se duhet të fitojmë, vetëm të fitojmë dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, ka përfunduar gjithçka. Nëse do të isha William Shakespeare, “do të thosha të jesh apo të mos jesh”. Por, unë nuk mendoj kështu.

Nëse e kujtojmë shortin, kemi thënë se do të luajmë për të përparuar, të zhvillohemi, të ecim përpara, por jo t’i vëmë vetes presion. Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh ndeshjen në atë mënyrë, nuk e kemi obligative të fitojmë por të luajmë mirë.

E rëndësishme, është të luajmë mirë dhe ndoshta do të mjaftojë për fitore, ka deklaruar Challadnes. Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë./gazetametro.net<

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT