16.2 C
Mitrovice
E hënë, 13 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar së në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Gjilanit nuk është i shtrirë asnjë pacientë me COVID-19.

“Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19. Pacientë me COVID-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë postCOVID”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë të oksigjenit, përcjell Klankosova.tv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT