14.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë personin me inicialet L.L. (22) pasi dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Dje rreth orës 19:30, policia ka pranuar thirrjen për një rast të kanosjes të ndodhur në rrugën “Plava” në Prishtinë.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka provuar të ndalojë të dyshuarin, i cili ka refuzuar respektimin e urdhrit policor dhe ndaljen, me ç’rast ka ikur me veturën e tij VW, Polo, targa vendore, për t’i shpëtuar policisë.

Me këtë rast, me veprimin e tij, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të rëndë, për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkohë që policia ka nisur një hetim të shpejtë për ngjarjen, ka identifikuar të dyshuarin, të cilin e ka lokalizuar dhe arrestuar pak kohë pas ngjarjes në rrugën “Abdulla Bojku” në Prishtinë.

Pas arrestimit, policia ka iniciuar një hetim për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje 48 orë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT