Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Veri të Mitrovicës, me ç’rast ka arrestuar tre serbë.
Lajmin për arrestimin e tre të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri, Branislav Radoviq.
Klan Kosova mëson se personat në fjalë janë të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndërsa se është duke u kryer një aksion policor në Veri të Mitrovicës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
“Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale ‘Krim të organizuar’ dhe ‘Keqpërdorim te pozitës zyrtare’”.