Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit, të dyshuarit, janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohet se më 19 prill 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku si pasojë janë vrarë 23 civilë shqiptarë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE
Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.




