spot_img
spot_img

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka komentuar miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, Molliqaj u shpreh kritik me miratimin e këtij ligji në lexim të dytë, madje duke e quajtur këtë nismë si mashtrimin më të madh politik në historinë e Kosovës.

“…Ligji është mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovë prej paslufte… kush s’e din është budall në kuptimin e plotë të fjalës… Asnjë shans përmes ligjit nuk ka me u kornizu ose zvogëlu kompetencat e Gjykatës ose Dhomave të Specializuara…S’mundet me u zhbë Gjykata, janë t’u e rrejtë secilin njeri…”, deklaroi ai për KlanKosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT