21.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Alarmon drejtori i Policisë: Ka kërcënim dhe rrezik për një sulm të ri në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë.

Ai tutje ka thënë se ky grup vazhdon të trajnohet në Serbi e të mbështetet nga strukturat e shtetit.

“A ka kërcënim ka, a ka rrezik, unë besoj se ka derisa grupi terrorist i Radoiçiqit vazhdon të jetë i lirë në Serbi, vazhdon të trajnohet në Serbi, vazhdon të mbështetet nga strukturat e Serbisë, të trajnohet atje dhe të qëndrojë afër kufirit të Republikës së Kosovës”.

“Çfarë është Kopauniku, po edhe bazat tjera ushtarake të Serbisë, e që janë afër kufirit tonë, mendoj që ka rrezik, e që ne duhet të jemi vigjilent dhe në gatishmëri të plotë për të vepru atë dhe po e bëjmë” – ka thënë Hoxha në KTV.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT