18.4 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Aksident trafiku në Mitrovicë – humb jetën këmbësori 83 vjeçar

Sot rreth orës 17:15 në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë në segmentin rrugor zona “Tunel i parë” ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar (vozitësi) dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, N.O., 83 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

“I dyshuari drejtuesi i automjetit , F. Sh , mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të rastit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. Foto eshte ilustrim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT