Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.
Policia raporton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave civile.
Të lënduar janë tre meshkuj shqiptarë, dy prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i treti pas pranimit është liruar.