Daut Haradinaj i Aleancës ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Haradinaj tha se ky vendim është tentim për kapjen “gati të fundit” të këtij institucioni nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se kjo është autokraci.
“I njëjti kryeprokuror që u vlerësua dhe vlerësohet lart nga çdo vend për punën e tij të palodhshme dhe shembullore në Prokurorinë Speciale. I njëjti njeri që arriti të ngritë aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë e Ibër-Lepenc. I njëjti njeri që aktivisht është angazhuar në arrestimin e kriminelëve të luftës në Kosovë. Sot, këtij njeriu i bëhet presion nga politikat shoviniste të Albin Kurtit”, ka shkruar ai.
“Një vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit dhe presidentit”.



