Protesta “JO NË EMRIN TIM” kundër vendimit të Gjykatës Speciale po vazhdon sonte.
Pas një dite pushimi, sonte protestuesit nuk po qëndrojnë të mbledhur në shesh, por po marshojnë tek objekti ku është e vendosur Ministria e Drejtësisë.
Policia pasi e panë që protestuesit po marshojnë tek ministria, e rrethuan objektin dhe u barrikaduan për të ndaluar çdo tentim hyrje.
“UÇK, UÇK, UÇK”, “JO NË EMRIN TIM”, “MARRE”, “VOTOJENI LIGJIN”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit po i bëjnë gjatë marshimit./lajmi.net/



