2.3 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Pestovë.


Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.

Numri i aksidenteve në komunikacion është rritur kohëve të fundit, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./telegrafi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT