spot_img
spot_img

Ademi takon Ronaldon, kujton vizitën e brazilianit më 1999

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar legjendën e këtij sporti, Ronaldon “e vjetër”.

Ademi pozoi për një foto me të dhe kujtoi vizitën e sulmuesit brazilian në Kosovë menjëherë pas luftës.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me legjendën e futbollit botëror, ‘Fenomenin’ Ronaldo”, ka shkruar Ademi në Facebook.

“Përtej fushës së gjelbër, Ronaldo ka një vend të veçantë në zemrat tona. Në qershor të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, ai vizitoi Kosovën si Ambasador i Vullnetit të Mirë i OKB-së”.

“Me vizitën e tij historike në Gjakovën e shkatërruar nga lufta, ai u dha shpresë dhe mbështetje morale qytetarëve tanë në ditët më të vështira”.

“Një kampion i madh brenda dhe jashtë fushës, të cilin Kosova nuk e harron kurrë!”

TË FUNDIT

TË FUNDIT