1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

10 vjeçarja niset sot për trajtim në Suedi, u lëndua nga shpërthimi i bobolës së gazit në Kçiq

Dhjetë vjeçarja e cila u lëndua të shtunën nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës së Jugut, sot do të niset për trajtim në Suedi.

Lajmin e ka konfirmuar për media, Agreta Gashi nga Mjekimi Intensiv në QKUK.

“Po mund të ju konfirmoj se sot do të niset për trajtim në Suedi”, tha shkurtimisht ajo.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 14 persona kanë pësuar lëndime. Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku 14 persona pësuan lëndime trupore.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveq njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër nga personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës janë në gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia që kanë pësuar. Siç bëhet e ditur në njoftim, të njëjtit pas operimit janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror.

Të lënduarit që po trajtohen në QKUK janë vizituar edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kurti ka lavdëruar personelin e QKUK-së për ndihmë e ofruar personave që kërkuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e pësuara./Kanal10

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT