12 shenja që tregojnë se po jetoni me një sëmundje të fshehtë të zemrës
Sëmundjet e zemrës janë një vrasës i madh që po krijon shqetësime në botë. “The Sun” ka shkruar për disa simptome që po konsiderohen si të heshtura por që mund të jenë sinjalizues për sëmundje të zemrës.
Vështirësi në frymëmarrje
Mungesa e frymës mund të tregojë se keni infarkt në zemër që shpesh shkaktohet nga sëmundjet koronare të zemrës dhe aritmia.
Ënjtja e pjesës së poshtme të këmbëve
Qarkullimi i dobët i gjakut në këmbët tuaja mund të tregojë se ka një mpiksje në këmbën tuaj që po bllokon gjakun që kthehet në zemrën tuaj.
Dridhjet e zemrës
Nëse keni ndjesi se zemra juaj po dridhet mund të jetë një shenjë se po vuani nga ndonjë sëmundje zemre. Kjo ndjesi ngjason pak edhe me artiminë.
Marramendja
Nëse zemra juaj nuk pompon gjak te mjaftueshëm për ta dërguar në tru mund të shkaktojë marramendje. Kjo mund të jetë një shenjë e një ataku në zemër.
Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës
Qarkullimi jo i mirë i gjakut mund të shkaktojë detonifikim të lëkurës duke e bërë atë të duhet disi ngjyrë hiri apo e kaltër vende- vende. Kjo gjë zakonisht vihet re rreth gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve.
Probleme seksuale
Meshkuj që kanë probleme me ereksion mund të jenë të rrezikuar nga ndonjë sëmundje e zemrës. Kjo shenjë tregon se keni probleme me arterie dhe gjaku nuk qarkullon si duhet te zona juaj erektile.
Përgjumja
Problemet me zemrës mund të ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Kjo sepse zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm në trup.
Gjak në mishin e dhëmbëve
Sëmundje të ndryshme që kanë lidhshmëri me mishrat e dhëmbëve janë një tregues i problemeve të zemrës. Ekspertët kanë treguar se bakteriet në gojë mund të kalojnë në gjak dhe të “udhëtojnë” deri në zemër duke shkaktuar inflamacione në zemër.
Pika të errëta nën thonj
Pikat e vogla me gjak që ndodhen nën thonj mund të jenë tregues të inflamimit të endokardiumit. Ky inflamim në valvulat e zemrës shkaktohet nga bakteret që “udhëtojnë” nga enët e gjakut në zemër. Këto simptome mund të jenë edhe indikacion për diabetin.
Shenja të errëta në lëkurë rreth qafës, nën sqetullave dhe rreth zonës së ijëve
Diabeti mund të shkaktojë edhe njolla të errëta si kadife në zonat ku lëkura paloset, si qafa, sqetullat dhe ijët. Këta quhen acanthosis nigricans.
Fortësi e vogël në shtrëngim të dorës
Sipas kërkimeve, sa vështirë mund të kapësh e të shtrëngosh diçka mund të tregojë edhe sa e fortë është zemra jote. Studimet kanë treguar se të jesh në gjendje të shtrydhësh diçka mirë tregon se ke një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Apnoea e gjumit (Ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes, sidomos gjatë gjumit)
Apnoea e gjumit mund t’ju vërë në rrezik të tensionit të lartë të gjakut, ritmeve anormale të zemrës, goditjeve në tru dhe dështimit të zemrës. Nëse gërhitja juaj ndërpritet nga pauzat në frymëmarrjen tuaj, ajo mund të zvogëlojë sasinë e oksigjenit që shkon në tru. Kjo bën që truri të dërgojë sinjale që e bëjnë zemrën të punojë më shumë për të shtyrë gjakun përreth, duke rritur rreziqet e këtyre.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të sëmundjeve të zemrës: sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru, sëmundjet arteriale periferike dhe sëmundjet aortike. E para përfshin furnizimin me gjak të zemrës që bllokohet, zakonisht nga një grumbullim i kolesterolit të dhjamosur në arterie, gjë që mund të çojë në një atak në zemër.
Goditjet janë shkaktuar nga bllokime të ngjashme që ndërpresin furnizimin me oksigjen në tru.
Sëmundja arteriale periferike përfshin mpiksje të ngjashme që ndodhin në këmbët tuaja, dhe mund të shkaktojë një dhimbje të ngjashme gjatë teshtimës. /koha.net