10.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Tomë Gashi tregon se a rrezikojnë burgim të përjetshëm ish-komandantët e UÇK-së

Avokati Tomë Gashi thotë se nuk përjashtohet mundësia që ish-komandantët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, të dënohen me burgim të përjetshëm, pasi Gjykata Speciale e ka këtë të drejtë.

Gashi nënvizoi se dënimi me 26 vite burg i ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa, nuk është një sinjal i mirë.

“Zoti Thaçi dhe të tjerët, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, pritet që të dalin në gjykim në seancën e parë gjyqësore, diku në marsin apo prillin e vitit 2023. Mendojmë që tani është faktikisht, foksusi i përgatitjes së mbrojtjes së tyre në maksimum, të avokatëve të tyre së bashku me ta.


Mendoj që nuk është një sinjal i mirë që Mustafa është dënuar.a

Nuk është një ndjenjë e mirë, sepse ata janë bashkarisht në Gjykatën Speciale, për zotin Thaçi, por edhe të tjerët që presin që gjykimi të fillojë në mars apo prill të vitit të ardhshëm.

“Ne fatkeqësisht i kemi dhënë të drejtën Gjykatës Speciale që dikë mund ta dënojë edhe me burgim të përjetshëm. Dënimet e përjetshme janë të parashikuara”, theksoi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT