4.2 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Dalin para gjykatës tri infermieret e dyshuara për keqtrajtim ndaj të moshuarës

Tri infermieret e dyshuara për keqtrajtimit ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

Të mërkurën, Kosova u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.


Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhu, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT