spot_img
spot_img

Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon Abdixhiku: Na shatë por u konfirmua se kishim të drejtë, s’kishte dhe s’do të ketë efekt juridik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas raportimeve se presidentja ka vendosur ta kthejë në Kuvend Ligjin për Specialen.

Kthimi i tij në Kuvend ishte kërkesë edhe e vet partisë iniciatore, PDK-së.

Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kjo konfirmon qëndrimin e LDK-së se Ligji nuk kishte e as do të ketë efekt juridik.

Kujtojmë se LDK kishte refuzuar të votonte Ligjin për Specialen nën justifikimin se është pjesë e një loje për përfitime politike dhe se nuk do të mund të ketë efekt juridik. Ky qëndrim i LDK u pasua me reagime të ashpra që përfshinin jo vetëm fyerje por edhe akuza për tradhti nga eksponentë të PDK-së./MitrovicaSOT

Postimi nga Abdixhiku:

Ligjin e kthyet. Por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?

Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën. Ky ligj nuk kishte dhe s’do të ketë asnjë efekt juridik!

LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës.

Reload 300X250
Mbështetësve tanë u themi qëndroni gjithmonë krenarë! Mund të na sulmojnë nga të gjitha anët, por qëndrimet e LDK-së i kanë qëndruar provës së historisë. Do t’i qëndrojnë sërish! Sepse ato nuk përcaktohen nga vërshimet e momentit, por nga bindjet mbi Republikën. Veç duhet kohë.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë.

Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu!

TË FUNDIT

TË FUNDIT