4.2 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Dy të vdekur nga vet-aksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë

Më herët është raportuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë nga i cili kanë humbur jetën dy të rinjë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë njoftuar se mosha e personave që kanë humbur jetën nga ky vet-aksident është 19 dhe 17 vjeçare.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT