Drejtuesi i First Chanel, Valon Maloku, ka treguar se si i ka kontrolluar te mjekët banorët e “It’s my home”.
Maloku tha se në momentin që bëhet përzgjedhja e ngushtë e aplikantëve, ai ka kontraktuar një psikologe dhe një psikoterapeute.
“Në momentin që bëhet përzgjedhja e ngushtë, kemi kontraktuar një psikologe dhe një psikoterapeute, sepse kemi menduar se duhet ta dijmë se çka po shtijmë brenda. Ua kanë bo disa teste të caktuar dhe ua bëjnë. I kanë bo testet përpara”.
Ai tha se ka marrë raport për secilin banor, derisa shtoi se gjëja që i ka interesuar më së shumti është agresiviteti.