spot_img
spot_img

Një vit mall e dhimbje për Shpat Kasapin, Selvija prek zemrat me fjalët kushtuar bashkëshortit

Një vit pas ndarjes tragjike nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvija, ka ndarë një dedikim tejet emocionues në rrjetet sociale.

Përmes fjalëve plot mall e dhimbje, ajo kujton mungesën e bashkëshortit dhe dhimbjen që ai nuk mund të jetë pranë djalit të tyre, Roelit, për të parë rritjen dhe hapat e tij të parë në jetë.

Selvija shprehet se do të jetë gjithmonë ajo që do t’i tregojë të birit për babanë e tij, muzikën, buzëqeshjen dhe dashurinë që kishte për të.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se më 29 nëntor do të mblidhen për të kujtuar jetën dhe veprën e Shpatit, por mbi të gjitha njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e deshën.

Një dedikim që dëshmon se dashuria nuk shuhet asnjëherë, edhe kur njeriu nuk është më fizikisht pranë nesh./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT