Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Gashi, ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së dhe ish-sekretarit organizativ të LVV, Dardan Molliqaj, shkruan Mitrovica SOT.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi Molliqajn e ka quajtur huligan dhe kopjac të keq.
“një huligan e goditi një polic. policia shpalli publikisht se është në kërkim të huliganit. një medium televiziv e thirri huliganin në intervistë. policia shkoi në oborrin e mediumit dhe e arrestoi huliganin para intervistës”, shkroi Gashi.
Tutje, Gashi tha se huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin ashtu siç e poshtëronte Kurti dikur i cili ndonëse kërkohej nga policia shkonte dhe jepte intervista.
“huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin, siç e poshtëronte dikur kryeministri i tanishëm që, ndonëse kërkohej nga policia, jepte intervista nepër televizione ose mbante fjalime para qytetarëve”, tha ai.
Në fund, Gashi tha se Molliqaj duhet ta kuptojë se mjeshtri i këtyre metodave tashmë është kryeministër, duke q quajtur Molliqajn huligan dhe kopjac të keq.
Postimi i plotë:
një huligan e goditi një polic. policia shpalli publikisht se është në kërkim të huliganit. një medium televiziv e thirri huliganin në intervistë. policia shkoi në oborrin e mediumit dhe e arrestoi huliganin para intervistës. huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin, siç e poshtëronte dikur kryeministri i tanishëm që, ndonëse kërkohej nga policia, jepte intervista nepër televizione ose mbante fjalime para qytetarëve.
huligani duhet ta ketë parasysh se mjeshtri i këtyre metodave tani është kryeministër dhe se në politikë duhet të jesh kreativ dhe origjinal, e jo huligan dhe kopjac i keq.
natën e mirë dhe gjumin e ëmbël 🙂
Ndryshe, kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar sot afër zyrave të T7 ku pritej të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.
Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.
Molliqaj ishte në kërkim të policisë që nga protesta e ditëve të fundit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e organizuar nga PSD, pasi po dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor.